Prej 5 lojtarëve të prekur nga Covid-19 te Fiorentina është dhe Caceres

Sipas raportimeve në Amerikë të Jugut dhe në Spanjë, Martin Caceres është njëri prej lojtarëve të Fiorentinas që është testuar pozitiv për COVIDC – 19.

Fiorentina kishte konfirmuar se tre lojtarë dhe tre pjesëtarë të stafit kanë rezultat pozitiv për koronavirus. Këtë Fiorentina e kishte bërë të ditur javën e kaluar, para kthimit në stërvitje individuale, ndërsa emrat e të prekurve nuk ishin zbuluar.

Të prekurit janë izoluar për 14 ditë dhe do të testohen sërish.

Por mediume të shumta në Uruguai, Kili dhe në Spanjë kanë shkruar se njëri prej lojtarëve të prekur është Caceres. Futbollisti nga Uruguai besohet se nuk ka shfaqur simptoma.

Ndërkohë drejtori gjeneral i Fiorentinas, Joe Barone ka konfirmuar të martën se të prekurit janë pranë rikuperimit.

“Nga gjashtë raste pozitive kemi kaluar në pesë. Njëri prej pjesëtarëve të stafit tashmë është testuar negativ”, ka thënë Barone për La Gazzetta dello Sport.

Sipas tij edhe dy lojtarë shpresohet se do të dalin negativ në testin e dytë që është të mërkurën.


Shtuar 12.05.2020 21:21