Beckham i jep fund reklamave me të brendshme
Pëlqej
David Beckham ka vendosur që ti japë fund reklamave me të brendshme, pasi mendon se tashmë po plaket. Pasi kishte pozuar për ‘Armanin’, ai kishte lançuar një linjë të brendshmesh në bashkëpunim me H&M. 39 vjeçari ka dhënë për ‘Another Man’ një lajm jo fort të mirë për të gjithë fansat e tij.

“Po plakem. Nuk jam i sigurte se do të jenë të shumte ata që do të duan të më shohin akoma me të brendshme. Fizikisht jam akoma në rregull, por pas pak njerëzit do nisin të pyesin: Akoma ky, nuk mendon se ka ardhur koha t’i japë fund?”. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori