“Jam inspektor tatimesh”, publikohet video: Si po mashtrohen bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video përmes së cilës tregon se si individë të caktuar mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë.

Nëpërmjet në video-postimi në Facebook DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video në Prokurorinë e Tiranës ndërsa bën thirrje që të denoncohen ngjarje të tilla.

Në videon e mëposhtme është filmuar një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.