BBC në krah të Rita Orës: S'ka pamje të rëndomtë (FOTO LAJM)

Pavarësisht se ajo nuk u përkrah aspak nga një pjesë e madhe e ndjekësve, kjo nuk e shqetësoi asapk Rita Orën të jepte një koment lidhur me dekoltenë shpërthyese.

Pavarësisht se ajo qëndroi në heshtje, ka qënë vetë BBC që e ka mbrojtur këngëtaren lidhur me veshjen e saj. Rrjeti televiziv britanik BBC, i ka dalë në mbrojtje këngëtares, pas kritikave të publikut anglez se gjatë spektaklit të “The Voice” në Britaninë e Madhe, ka zbuluar më shumë se ç’duhet me dekoltenë e saj.

Në një reagim, BBC ka bërë me dije se: "Ajo që shfaqet në ekran, nuk është aspak një pamje e rëndomtë e gjoksit, por një dekolte e hapur dhe linja të mrekullueshme të Ritës". /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori