BB5, me padurim pritet finalja e madhe
Liami, Genta e Françeska ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për ditën e nesërme. Ata numërojnë minutat dhe orët që i ndajnë nga finalja e madhe dhe shprehen të gjithë se po e presin me padurim, raporton tch.

Liami thotë se po pret me padurim edhe ardhjen e Evelinës dhe pret që ajo të jetë patjetër nesër dhe nuk do që të mendojë të kundërtën, por dyshimi po i bën orët më të gjata për të.

Më pas ata flasin për çmimin e madh dhe të tre ndajnë mendimin se presin që të fitojnë. Liami në një moment i thotë Françeskës se ajo ka arritur shumë për një 18-vjeçare që është. Françeska e kundërshton duke i thënë se përveç kësaj nuk e ka përfunduar misionin e saj, pasi pretendon çmimin e madh. Ajo i thotë se do të donte të fitonte BB5 vetëm për t’u treguar banorëve të tjerë se një 18 vjeçare mund të arrijë më shumë.

Më pas vajzat largohen dhe Liami e vazhdon këtë bisedë me Arbrin. Të dy mendojnë se njëri prej tyre do të jetë fituesi, por i tremben edhe një 10 % që mendojnë se mund ta fitojë një banor tjetër. Liami përsëri flet për Evelinën, të dashurën e tij duke thënë se mezi pret që të takojë edhe atë.
Shtuar më 26/05/2012, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori