E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Baxhanak si Getoari dhe Krenari, nxjerrin përsëri "zbuluar" Luanën (FOTO LAJM)

Të gjithë e dinë tashmë lidhjen e shumëpërfolur të Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn, megjithëse ata vetë nuk e kanë pranuar asnjëherë. Por që të dy janë parë nën praninë e njëri-tjetrit shumë shpesh. Dyshja e njohur përfliten prej vitesh për raportin e tyre dashuror.

Si Luana edhe Krenari kanë qenë të rezervuar sa i përket daljeve publike, dhe gjithnjë janë ruajtur nga paparacët. Ndërsa tashmë kemi parë së bashku dy kunetërit e familjes Vjollca. Në një foto të publikuar nga Getoari, shihet edhe Krenari, dhe të dy janë duke udhëtuar. “Jashtë shtetit”,-shkruan artisti në mbishkrimin e fotos.

Menjëherë kanë vërshuar komentet e shumta në rrjetet sociale duke i quajtur ‘baxhanakë’ dyshen në fjalë. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ata kanë qenë vetëm, apo nën shoqërinë e moderatoreve bukurosheve.



Shtuar më 10/10/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori