Bateristi i Michael Jackson pëlqen performancën e çiftit shqiptar (FOTO LAJM)

Një nga dyshet më simpatike të muzikës shqiptare, të dy të zbuluar në talent shown "The voice", kanë zbuluar një moment shumë të bukur për ta.

Çifti simpatik është shumë aktiv në bare të ndryshe ku këndon “live” dhe një mbështetje nga një ikonë e muzikës së huaj sigurisht për ata është domethënëse dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Vetëm pak më parë, bateristi, i njohur i cili ka shoqëruar Michael Jackson në turne, ka bërë “like” në Instagram një performancë të Venerës dhe Lindit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Venera e cila i ka kushtuar një post të veçantë këtij momenti. “Ne morëm një pëlqim nga bateristi i Michael Jackson!

Ai pëlqeu videon tonë që e ka hedhur në Instagram pikërisht bateristi ynë Klodi Hidri teksa ne këndojmë “Zemër në katror”. Shumë faleminderit!” – ka shkruar e emocionuar Venera dhe me të drejtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori