"Bastardimi", Valdrin Sahiti do ta zhdukte këtë trend që e shohim çdo ditë
Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të talentuar të trojeve shqiptare. Suksesi i tij i ka kaluar kufijtë dhe personazhë si Beyonce apo Cardi B e kanë zgjedhur për fustanet e tyre. I ftuar në “YOU&ME” nga Julka Gramo, ai ka folur për punën e tij dhe trendet e modës.

I pyetur se cilin trend do të zhdukte, ai është shprehur se i pëlqen të gjitha stilet kur i sheh tek të tjerët. Gjithsesi, ajo që nuk i pëlqen është bastardimi i kulturës nëpërmjet veshjeve:

“Ajo që nuk më pëlqen dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë, është bastardimi me gjëra që janë jo shumë të hijshme. Kur ti vendos të luash me një epokë dhe e bastardon se nuk e njeh, kur ti vendos të luash me veshje kombëtare dhe e bastardon se nuk e respekton, për mua as në art nuk tolerohet. Ajo është diçka kombëtare që ka një temë, një traditë, për të cilën njerëzit kanë vdekur e kanë luftuar. Ose e ruan ashtu siç është, ose e sjell 10-fish më të bukur, por jo të bastarduar".

Ndër të tjera, Valdrini ka treguar se nëse do i jepej mundësia, do ta linte Kosovën e Shqipërinë, për ta vendosur karrierën e tij në Paris apo Los Angeles.
Shtuar më 20/08/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori