U votua dje si president, Vuçiç uron Begajn për detyrën e re

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, sipas mediave serbe në mesazhin e urimit ka thënë se3 po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.