Bashkëpunim ndërkombëtar! Era sjell këngë me të dashurin e reperes më në zë të momentit (FOTO LAJM)

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin rus, Sayonara Boy, Era Istrefi ka gati bashkëpunimin e radhës.

Këngëtarja ka njoftuar fansat e saj me anë të një postimi në Instagran se ditën e premte do të hedhë në treg këngën e saj më të re.

Ajo do të vijë në bashkëpunim me emra shumë të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset.

Kënga mban titullin “Let’s get married” dhe mezi po presim ta dëgjojmë.

Offset është i njohur në të gjithë botën edhe për shkak të marrëdhënies së tij me repern Cardi B. Ata kanë edhe një vogëlushe të quajtur Kulture.

Shtuar më 17/09/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori