Lëkundje tërmeti në Uellsin e Jugut, banorët në panik: Shtëpitë dhe muret u drodhën

Një tërmet ka tronditur Uellsin Jugor pak para mesante.

Lëkundja e orës 23:59 ishte me magnitudë 3.8 Rihter dhe ndodhi në një thellësi prej dy kilometrash në orën 23:59:39, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Ndërsa sistemi i alarmeve për tërmetet Android i Google tha se lëkundjet ishin 4.2 ballë.

Lëkundjet u ndjenë në Cardiff, Merthyr Tydfil, Pontypridd dhe Abertillery, deri në Birmingham.

Në mediat sociale, njerëzit kanë raportuar se nga lëkundjet e tërmetiti u drodhën banesat, ndërsa mobiljet lëvizën nga vendit.

Shumë banorë në rrjetet sociale thanë se fillimisht nuk ishin të sigurt se çfarë kishte ndodhur.

Shërbimi Gjeologjik Britanik, ofruesi kryesor i të dhënave të tërmeteve në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka dhënë ende asnjë informacion.