Basha i ofroi vendin e tretë në listën e Tiranës? Floriana Garo rrëfen të vërtetën
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Moderatorja Floriana Garo është prononcuar rreth lajmit që qarkulloi në media se ajo do të ishte e përzgjedhura e Lulzim Bashës si deputete për qarkun e Tiranës. Garo e ka mohuar kategorikisht këtë gjë në emisionin "Opinion" duke pohuar: "Jo, nuk është e vërtetë".

Moderatorja e "Jo vetëm Modë" ka treguar edhe një mesazh të çuditshëm që i kishte ardhur në telefonin e saj, por që nuk kishte të bënte me kandidimin.

E ftuar në panelin e emisionit, moderatorja Floriana Garo ka thënë se në Facebook është e rëndësishme të paraqesësh gjëra të vërteta dhe jo mashtrime. "Ajo që duhet të tregojmë në rrjetet sociale duhet të jetë diçka e vërtetë, të mos jetë diçka fallco", ështe shprehur Garo.

Me tej ajo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetet sociale. “Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: "Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".