Barack Obama e George Clooney luajnë basketball
Presidenti i SHBA-së Barack Obama e aktori i famshëm George Clooney janë relaksuar për disa orë duke luajtur basketboll.

Një ditë pas darkës së organizuar për grumbullimin e fondeve për fushatën presidenciale, udhëheqës i të cilës ishte George Clooney, dhe në të cilën u grumbulluan 15 milionë dollarë, aktori dhe presidenti Barack Obama janë qetësuar duke luajtur basketboll.

Obama dhe Clooney kanë luajtur disa ndeshje me miqtë e tyre, mes të cilëve edhe aktori Tobey Maguire para se presidenti të drejtohej për në Nevada.
Shtuar më 13/05/2012, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori