Lewandowski ka disa këshilla dhe komente për rivalin e tij kryesor

Lewandowski ka qenë sulmuesi më i mirë në Bundesliga gjatë viteve të fundit, duke shkëlqyer si me Bayern Munich, ashtu edhe me Borussia Dortmund.

Së fundmi, në Bundesliga është afruar një yll i ri, Haaland, i cili po luan me Dortmund dhe po jep sinjale se synon epitetin e më të mirit. Potencialin e tij e ka vërejtur edhe Lewandowski, i cili mes lëvdatash, ka edhe këshilla për norvegjezin e ri.

“Ai ka një potencial të madh, por ka akoma kohë. Nëse punon shumë, ai mund të bëhet lojtar edhe më i mirë, dhe eventualisht mund të arrijë nivelet më të larta”, ka thënë Lewa.

“Mund të jetë më mirë për të nëse ai qëndron në Bundesliga më gjatë, para se të bëjë hapin e radhës”, shtoi polaku.

Haaland lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, por ky nuk shihet si veprim i duhur, gjithnjë sipas Lewandowski.


Shtuar 14.05.2020 13:47