E FUNDIT/ Komplikacione të rënda, vdes në mënyrë misterioze i riu në Përrenjas

Një 28 vjeçar nga Përrenjasi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dy ditë më parë.

Mësohet se viktima quhet Besnik Kokonozi dhe ishte paraqitur me komplikacione të rënda shëndetësore në spitalin e Librazhdit. Pasi u vizitua dhe mori mjekimet, i riu ka shkuar në shtëpi, por ësthë përkeqësuar duke ndërruar jetë.

Mjekët dyshuan se bëhej fjalë për grip, megjithatë nuk është bërë ende ekspertiza për të nxjerrë shkakun e vërtetë se përse i riu ndërroi jetë. /albeu.com


Shtuar 4.02.2020 14:56