“Zhvaste” italianët, si u arrestua i riu shqiptar

Një shqiptar, 20 vjec me emrin Denis Petalli është arrestuar në Peskara të Italisë nën akuzat për zhvatje e grabitje.

Arrestimi i tij u krye, pas denoncimit të një të mituri italian, që tha se Petalli e një bashkëpunëtori i tij po ashtu i mitur nga Shqipëria, ia kishin marrë xhaketën që mbante në trup, që kishte vlerë rreth 300 euro.

Petalli i kishte kërkuar italianit të mitur edhe para të tjera, duke i thënë se nëse do merrte vlerën monetare, do ia kthente xhaketën. Policia bashkëpunoi me italianin që ra pre e grabitjes, bëri sikur dorëzonte paratë që i kishte thënë Petalli e aty u prangos.

Po ashtu, i arrestuar përfundoi edhe një i mitur, bashkëpunëtor i Denis Petallit. Gjykata vendosi të lërë në burg Petallin dhe bashkëpunëtorin e tij minoren.


Shtuar 7.06.2020 14:38