Një indicie tregon mungesën e plotë të lidhjes mes Mbappes dhe dyshes Messi-Neymar, Kilian nuk ka ndërmend të ndihmojë lojtarët

Sjellje e dyshimtë. Kylian Mbappe nuk ka bërë asnjë asistim për Leo Messin apo Neymar këtë sezon.

Messi, nga ana e tij, tashmë ka asistuar Mbappe 5 herë dhe Neymar 3 herë. Braziliani gjithashtu jep asistime në mënyrë aktive, shkruan albeu.com.

Mbappe është kritikuar shumë për paraqitjen e tij egoiste në fillim të këtij sezoni. Francezi shpesh injoron Messin dhe Neymarin, pavarësisht se ata janë në pozita më të mira.

23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 0 asistime për PSG-në këtë sezon. G.D /albeu.com/


Shtuar 20.09.2022 18:45