Balerini i njohur reagon ashpër ndaj përdorimit të vajzave si objekte seksuale
Balerini i njohur nga Kosova, Sinan Kajtazi, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për shfaqjen e javës së shkuar në emisionin "E Diela Shqiptare", ku disa vajza u përdoren si mbulesë tavoline.

Kjo është praktikë e vazhdueshme e autorëve të programacionit në këtë televizion, duke e shndërruar në një problem shqetësues për qytetarët.

Kajtazi thotë se për të qenë balerin, nuk ke nevojë të shesësh trupin.

Statusi i plotë

Fakti që këto vajza që shfrytëzohen deri në devalvim njerëzor, tregon anën e errët të shoqërisë shqiptare, dhe fatëkeqësisht emisione të tilla ka me bollëk në Shqipëri.

Për të qenë edhe më shokuese kjo dukuri për mua si balerin, këto vajza të keqpërdorme, për më tepër quhen “balerina” nëpër televizionet shqiptare.

Sigurisht që titullin balerinë e bartë një artiste skene, e cila shfaq para publikut vlerat e artit të baletit, dhe asnjiherë nuk ka për qëllim shitjen e trupit të saj si objekt seksi.

Degjenerimi brini s’ka!
Shtuar më 27/10/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori