Balerina tregon si e demoralizoi në fillim Albi nako: Me tha ti je një dru i pagdhendur!
Balerina e talentuar e Tv Klan, Alba Hoxha ka rrëfyer si rrallëherë peripecitë që i është dashur të kalojë për të qenë sot aty ku është.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar sesi Albi Nako ka dashur ta heqë pas 3 ditë provash pasi mendonte se ajo nuk dinte të kërcente.

"Unë kam pothuajse 6 vjet që jam pjesë e trupës së baletit të Tv Klan. Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një drru i pagdhendur, trupi jot është si stemë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje.

Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”, tha Hoxha e ftuar te Rudina. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori