Balerina shqiptare i habit të gjithë: Vë hudhër në kokë kur dal në skenë
Më poshtë mund të lexoni 10 gjërat që nuk i dinit për Isidën.

1.Unë shkruaj poezi të cilat kam dëshirë t’i botoj. Janë fragmente nga jeta ime personale dhe nga emocione të momentit. E jetoj shumë jetën sikur jam në një botë sureale, në një botë librash e përrallash.

2.Ditët që kam shfaqje bëj të njëjtat gjëra çdo ditë. Nëse ditën e parë të përgatitjeve bëj fillimisht grimin, pastaj kap flokët, dhe në fund vishem me rrobat e caktuara dhe tutat e nxehjes, edhe në të gjitha ditët që pasojnë ndjek të njëjtën radhë veprimesh.

3.Nuk postoj kurrë ‘Instastory’ kur jam me pushime çift. Sigurisht që nuk publikoj as foto të jetës private në rrjete sociale. Nuk do e bëj kurrë. Më pëlqen shumë që gjërat e mëdha t’i shijoj vetëm, pa i ndarë me askënd.

4.Jam e sëmurë për korrektësi, madje kjo më bëhet dhe problem në shoqëri po dhe në punë. Aq elasticitet dhe fleksibilitet sa kam në trup aq e drejtë dhe e papërthyeshme jam në kërkesa, orare, parime e në detyrat që kërkoj. Jam shumë strikte.

5.Kam vendosur një mur mbrojtës për veten, duke ju treguar të gjithëve me veprime se jam një ‘grifsh’, një njeri që nuk ta lë mangët dhe një vajze rebele. Ndërkohë, unë jam një njeri shumë i brishtë. Prekem shumë shpejt dhe lëndohem shumë, por askush nuk e kupton. Këto momente i kaloj gjithmonë me veten. Zakonisht bëj xhiro me makinë, ulem shoh hënën, lagem në shi (nëse është ditë me shi) ose shkoj buzë detit dhe eci.

6.Kam fobi nga vendet e mbyllura, dua gjithmonë të rri nga ana e dritares kur udhëtoj. Edhe lartësitë më frikësojnë shumë, madje nuk jetoj dot në pallat, gjithmonë kam jetuar në shtëpi private.

7.Gjithmonë, kur dal në skene, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione vendos një thelpi hurdhe në kokë.

8.Deri në moshën 28-vjeçare kam fjetur në kuzhinë në një divan që hapej çdo natë e mbyllej çdo mëngjes. Pra, gjithmonë kam fjetur në ‘krevat dopjo’ dhe patjetër me arushin me vete. Dua shumë hapësirë rreth meje sepse ngushtica më mbyt.

9.Dashuria dhe liria janë shumë të rëndësishme në jetën time. Unë gjithçka që bëj dua ta bëj me shumë dashuri e përkushtim. Mundohen çdo ditë, të jem sa më pozitive dhe e qeshur. Dua të gëzoj çdo person që ndodhet rreth meje, sepse kështu jetoj e lumtur.

10.Jam shumë e fiksuar pas hënës, më duket sikur është pasqyrimi im, flas me të gjithmonë për gjëra që s’mund t’ja tregoj askujt. Pra për mua e vetmja që di gjithçka është Hëna.

Burimi: revistawho.com
Shtuar më 21/02/2019, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori