Baby G ka pasur lidhje me Mozzik?
Këngëtarja Baby G njihet për natyrën energjike, të cilën e transmeton nëpërmjet këngëve që publikon zakonisht. Për të folur për të gjitha këto, Baby G ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Roza Latit “Ëhy Not”, ku foli pa dorashka.

Nuk munguan ngacmimet për jetën sentimentale dhe fotografinë intime me Feron, foto që u komentua jashtë mase në rrjetet sociale, pasi shihej reperi i njohur duke i futur duart në vendin intim.

Roza Lati: Je zhgënjyer nga dashuria? Ke dashur ndonjëherë?
Baby G: Nuk e di, ndoshta jam shumë e re. Jam 21 vjeçe. Ndoshta kam rrugë përpara.
Roza Lati: Po lidhje sentimentale me ndonjë të famshëm kë ke pasur?
Baby G: Nuk kam pasur asgjë me asnjë djalë. Nëse do kem një lidhje, nuk ma ndjen, do dal e ta them.

Ndërsa për fotografinë e famshme ku dukej shumë pranë reperit Fero, Baby G mohoi të ketë patur lidhje.

Baby G: Ky biznes nuk është më i pastri dhe më i vërteti. Njerëzit nuk kanë çfarë të bëjnë dhe bëjnë këto gjëra. Si mundem unë ta nxjerr atë foto? Njerëzit bëjnë gjëra të këqija për të të ulur poshtë, por nuk munden.

Roza e pyeti nëse ka bërë “upsi tupsi” me Mozzik, por Baby G i mohoi kategorikisht këto thashetheme dhe tha që njerëzit vetëm flasin dhe nxjerrin lloj lloj fjalësh, pasi shpesh herë është folur edhe për Getinjon madje tha që ndoshta mund të dalë ndonjë thashethem edhe për Endrin. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori