Babastars e rrahën Noizyn?
Të premtën në ora 9:30 në aeroportin e Zurichut janë përleshur dy prej grupeve rivale në hip hopin shqiptar, Babastars me në krye Getin dhe OTR me në krye Noizyn, dy figura këto që një kohë të gjatë sulmojnë njëri-tjetrin me anë të këngëve, në një konflikt që duket se posa ka filluar.

Faqja zyrtare e Babastars në Facebook në një seri postimesh ka kërkuar nga Noizy që të tregojë lokacionin dhe që të dalë në një përballje tjetër. Ky i fundit nuk ka komentuar më mbi ngjarjen, por vetëm ka postuar një demo në profilin e tij ku ka pralajmëruar këngën e re.

Por Babastars nuk janë ndalur. Ata vazhdimisht thonë se e kanë rrahur Noizy, pavarësisht se Noizy e ka demaskuar këtë gjë.
Shtuar më 30/04/2012, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori