21-vjeçari Lee
Vernon, akuzohet për vrasje me dashje të djalit të tij McKenzie Ellis.
Vogëlushi pësoi fraktura në 28 kocka dhe për pasojë edhe hemorragji cerebrale, e cila i shkaktoi vdekjen.
Gjithçka ndodhi pasi
babai i ri nuk duronte dot të qarat e
fëmijës dhe teksa ndodhej në shtëpi
vetëm me të në Broadstairs, të Kent, Angli, ai humbi toruan dhe e tundi furishëm të miturin.
McKenzie kishte
vetëm 47 ditë që kishte ardhur në jetë, kur u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Mjekët bën gjithçka për ti shpëtuar jetën, por dëmtimet e shkaktuara nga tundja ishin aq të rënda, sa që
babai u denoncua.
I riu mohoi çdo agresion, por më tej gjatë marrjes në pyetje, u dorëzua dhe në
seancën e kësaj të enjteje u deklarua fajtor.
Autopsia në trupin e
fëmijës, evidentoi dëmtimet në kockat e
fëmijës, çka ngjalli dyshime se i mituri mund të ketë pësuar edhe lëndime të ngjashme më parë.
Në 29 nëntor,
Vernon do të përballet me
seancën e fundit gjyqësore, kur do të jepet dënimi përfundimtar ndaj tij, për ngjarjen e ndodhur në korrik 2018.
Shtuar më 25/10/2019,
ora 23:06