"Babai i përsosur", e bija uron Niko Peleshin për ditëlindje me foton speciale (FOTO LAJM)

Aleksia Peleshi, është bërë e njohur në media si vajza e ish-zëvëndës kryeministrit Niko Peleshit.

Ajo numëron plot 22 mijë ndjekës në Instagram edhe pse studentja nuk është një personazh publik.

Së fundmi ajo ka publikuar si rrallëherë një foto mjaft të ëmbël me të atin ku i uron ditëlindjen e tij të 50.

"Unë mund të mos jemë bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha "babi". Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gezuar ditëlindjen miku im më i mirë!", i drejtohet Aleksia të atit, Niko Peleshit, duke zbuluar edhe marrëdhënien speicale që gëzojnë babë e bijë nëpërmjet një fotoje që e gjeni në fotogalerinë e mësipëre./albeu.com/
Shtuar më 11/11/2020, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori