Me 3 blerje të reja, si pritet të jetë formacioni i frikshëm i Man City (FOTO LAJM)

Sulmuesi norvegjez thuhet se tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe do të nënshkruajë gjatë kësaj jave kontratën që e mbanë në Etihad Staidum deri në qershor të vitit 2027.

Haaland do të fitojë një pagë mbi 400 mijë euro, derisa me bonuse ajo shkon mbi 500 mijë euro, nëse arrin t’i plotësojë kushtet e ofruara nga Citizens.

Me transferimin e tij, Manchester City do të kishte një super skuadër, shtuar këtu edhe Pau Torresin e Villarrealit dhe Frenkie de Jongun e Barcelonës.

Mbrojtësi i Villarealit po kërkohet nga Man City, teksa holandezi mund të shkëmbehet me Bernardo Silvan.

Gjithashtu edhe Frenkie de Jong është në listen e dëshirave të Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm.