Babai i jep vajzës së tij miliona për këtë arsye mahnitëse (FOTO LAJM)

Një baba i ka dhënë vajzës së tij 27 mijë funte si dhuratë për Krishtlindje, pasi ajo ra në peshë dhe lëkura iu deformua.

23-vjeçarja Haleigh York studente në Irlandë, peshonte 130 kilogramë. Pas dështimeve të shumta me dietat, ajo vendosi që t’i nënshtrohej një operacioni plastik.

Kështu vitin që kaloi, Haleigh iu nënshtrua operacionit për të hequr 80 për qind të barkut të saj. Por edhe pse ra në peshë, 63 kilogramë, lëkura e saj u “shëmtua” shumë te barku, kyçet e këmbeve dhe krahët.

Tashmë vajza e re nga Spring Lake në Michigan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur modelingun dhe shprehet se shumë njerëz nuk arrijnë ta njohin.

Operacionet ishin dhuratë e babait për mua. Jam shumë e lumtur për gjithçka ai ka bërë për mua. Rashë në peshë, por lëkura ime ishte e deformuar. Madje ajo dukej edhe nga rrobat që vishja, nuk ndihesha mirë aspak”, ka thënë 23-vjeçarja.

“Një ditë i tregova babait se sa e palumtur isha me trupin tim. Ai gjithmonë ka dashur që unë të jem mirë dhe e gëzuar, prandaj nuk mendoi dy herë dhe më dha paratë për operacionet”, ka shtuat ajo.
Shtuar më 28/08/2018, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori