Baba për herë të tretë, Kastro Zizo publikon foton e parë të gruas shtatzënë (FOTO LAJM)
Në muaji nëntor,
Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet
baba për herë të tretë.
Ai tha se degët e familjes së tij do të shtohen, por pa zbuluar më tepër detaje.
Më pas, në emisionin e tij “Late Night Show”,
Kastro zbuloi se është në pritje të një djalë, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti.
Këngëtari gjatë kësaj kohe ka preferuar që imazhin e partneres së tij të mos e bëjë publik dhe dihen shumë pak detaje për të.
Megjithatë, ditën e sotme
Kastro na ka zbukuruar ditën me një
foto ku tregon barkun e rrumbullakosur të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Ajo duket të jetë në fund të pritjes së ëmbël dhe aë shpejti do e bëjë Kastron
baba për herë të tretë.
“Këta jemi ne”, shkruan këngëtari në
foto ku është edhe këmba e qenit, shkruan iconstyle.al.
Kujtojmë se
Kastro tashmë ka hequr dorë nga emisioni që drejtoi prej vitesh, “Late Night Show” dhe nuk dihet ende se çfarë plane ka për të ardhmen në ekran.
Baba për herë të tretë, Kastro Zizo publikon foton e parë të gruas shtatzënë (FOTO LAJM)
Shtuar më 21/03/2020,
ora 16:37