Avioni i yllit botëror rrëzohet dhe shpërthen në flakë (FOTO LAJM)

Një avion privat që mbante në bord ekipin e këngëtares Pink, shpërtheu në flakë pasi u rrëzua në Danimarkë pas performancës së saj në Norvegji mbrëmjen e djeshme.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë për të fikur flakët që kishin pushtuar mjetin Cessna 560XL, i cili u ul në aeroportin Aarhus në Tirstrup në orët e para të së martës.

Menaxheri i këngëtares amerikane dhe stafi tjetër i turneut, të cilët po vinin nga një koncert në Oslo, ishin në mesin e dhjetë anëtarëve në bord, që fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Mes njerëzve që ishin në avion numëroheshin një shtetas britanik, katër amerikanë dhe dy australianë, dhe dy anëtarë të ekuipazhit nga Gjermania dhe një nga Austria.

Pink nuk ishte në avion, i cili raportohet se shpërtheu në flakë pasi bëri zbritjen e tij të fundit përpara se të binte në tokë në orën 12:38.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij shpërthimi por autoritetet daneze po vijojnë hetimet.
Shtuar më 06/08/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori