Autorja e “Si të vrasësh burrin” vret burrin
Pëlqej
Nancy Crampton Brophy shkruan romancë dhe shkrimet i boton vetë në blogun e saj. Në nëntor të 2011-s, ajo shkruajti një postim me titull ‘Si të vrasësh burrin’ në blogun e saj. 68-vjeçarja u arrestua javën e kaluar, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj prej 27 vitesh, Daniel Brophy.

Në hyrjen e postimit shkruhej: “Si një shkrimtare rozë, s’mendoj shumë për vrasjet dhe rrjedhimisht, për procedurat policore. Mbi të gjitha, vrasjet supozohet të të çlirojnë, nuk dua të kaloj asnjë ditë në burg. Dhe lejomëni të shprehem në sy të të gjithëve: nuk më pëlqejnë kominoshet dhe portokallia s’më shkon.”

Prokurori i kontesë Multonmah, Rod Underhill, deklaroi këtë të premte se juria vendosi të akuzojë Nancy Brophy për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Daniel Brophy ishte instruktor në një institut kulinarie. I vetëm në një kuzhinë, ai u qëllua me armë zjarri mëngjesin e 2 qershorit. Fillimisht nuk pati të dyshuar shkruan The Guardian.

Më 3 qershor, gruaja e tij postoi në Facebook: “Kam lajme. Bashkëshorti dhe shoku im i ngushtë, Chef Dan Brophy u vra dje në mëngjes. Të gjithë ju që mendoni se duhet t’ju kisha marrë në telefon, keni të drejtë, thjesht s’jam mirë për momentin.”

Ndërsa në postimin në blog nga 2011-a, me titull “Si të vrasësh burrin”, ajo shkruan: “Më duket më e thjeshtë t’i uroj vdekjen dikujt, sesa t’i vras. S’dua të shqetësohem për gjak dhe tru të shpërhapur nëpër mure. Dhe të them të drejtën, s’di të gënjej shumë mirë. Por jam e sigurt se të gjithë ne jemi të gatshëm të vrasim, kur na vjen në majë të hundës.”

Avokatja e 68-vjeçares nuk ka pranuar të flasë për çështjen.
Shtuar më 16/09/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori