Çmendet pas Ronës, mesazh në Youtube (VIDEO)
Rona Nishliu
Kënga e Rona Nishliut e ka impresionuar aq shumë një australiane sa kjo e fundit ka vendosur t’i dedikojë një videomesazh që e ka postuar në Youtube. Vajza australiane, njofton Portali Albeu, uron Shqipërinë për vendin e 5 që mori në Eurovision edhe pse nuk është dakord me këtë renditje.

Sipas fanses, kënga e Ronës « Suus » meritonte vendin e parë. « Nëse unë do të kisha të drejtë vote, do të votoja vetëm për ty » thotë vajza në mesazhin drejtuar Ronës. Por vajzës në fjalë, nuk i ka pëlqyer vetëm kënga por e gjithë performanca e Ronës, modeli i flokëve, zëri etj. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2012, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori