Aurela Hoxha: Nuk bëj jetë luksi
Bukuroshja Aurela Hoxha ka folur për pjesëmarrjen në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, për mashkullin misterioz me të cilin u fotografua gjatë Javës së Modës dhe udhëtimet nëpër botë.

E pyetur për këto të fundit, Aurela ka thënë në një intervistë për “Panorama”: “Po, unë udhëtoj shumë dhe është një ndër kënaqësitë më të mëdha që kam.

Sa për jetë luksi, nuk do ta quaja kështu, sepse është shumë fjalë e madhe sipas meje.

Megjithatë, luksi për mua është të kesh mundësi të bësh atë që do, dhe të lumturohesh me atë që ke.

Unë këtë e kam pasur gjithmonë, sepse unë kënaqem me gjëra që më bëjnë të lumtur, dhe këto gjëra nuk lidhen me vlerën e tyre monetare. Dhe ky është bekim sipas meje”. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2016, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori