Aurela Gaçe zbulon djalin hero që e ndihmoi përballë një grupi "hajdutësh" (FOTO LAJM)
Këngëtares
Aurela Gaçe i kanë vjedhur Facebook-un pak ditë më parë. Fenomeni i piraterise kibernetike ka ndjekur dhe personazhë të tjerë të njohur, kohët e fundit.
“Te falënderoj me zemër per punën tënde prej mjeshtri”, – i tha ajo sot, një
djali, i cili punoi për të gjurmuar hajdutët dhe për t’i rikthyer
faqen on-line” këngëtares së njohur.
Djali që ajo falenderoi dhe nuk e njihte më parë quhet Rei Orendi.
“Që ta dini ju, ky super
djali këtu, punoi për të më kthyer
faqen zyrtare në Facebook “fanpage””, – tha
Aurela.
“Ishte nje "luftë " e ashpër ditore mes nesh e hajdutëve . Ata ishin grup. Rei ishte vetëm . E ajo qe më gezon, përveçse zotësisë së tij, eshte edhe ana njerëzore. Ai u afrua te me ndihmoje pa asnje perfitim, thjeshtë doli në mbrojtje te imazhit tim, pa më takuar kurrë më parë” – shtoi këngtëarja.
“Ku gjenden kollaj këta njerëz? Faleminderit” – tha
Aurela Gaçe, teksa e përgëzoi sot publikisht djalin e talentuar .
Shtuar më 01/10/2020,
ora 19:08