Plas me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja (FOTO LAJM)

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme rreth orës 10 e 30, në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Krastës. Nga të dhënat e para dyshohet se ka mbetur i plagosur Ardian Çapja.

Gjithashtu, mësohet se forcat e policisë kanë gjetur një automjet të djegur në vendin e njohur si “Fushë-Mbret”.

Në brendësi të makinës ka pasur edhe fishekë të cilët kanë plagosur punonjësin e zjarrfikëses i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.


Shtuar 8.06.2020 08:47