Aulona zbulon fituesin e DWTHS?
Aulona Musta është prezantuesja e njohur e “Thumb” e cila njihet për anën e saj që i thotë gjërat në mënyrë të drejpërdrejt.

Ajo është konkurrente ne DWTHS me balerinin e njohur Gracianon.

E ftuar në emisionin "Boom", Aulona tha se Soni Malaj do të fitojë dhe për këtë është e sigurt pasi ajo "është më e vjetra në karrierë".

Pavarësisht se Aulona e dha një emër, ajo shprehu dëshirën e madhe për të dalë triumfuese nga kjo garë:

"Do të ndihesha e zhgënjyer nëse nuk do të fitoja pikërisht për të gjithë impaktin që unë dhe Graciano kemi krijuar te publiku”, shtoi Aulona. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori