Atdheu refuzon Ledjanën në takim: Nuk e ndjej, s’mund të më detyroni! (VIDEO)
E papritur ishte për konkurrenten e “Për’puthenLedjana Prenga refuzimi që mori nga Atdheu, pas ftesës që i bëri për takim.

Atdheu nuk pranoi që të dilte në një takim me të për shkak të videos që u publikua me Mevlanin, ku para kamerave refuzonte një përqafim dhe pas kamerave ishte krejt e kundërta.

Si duket ky refuzim nuk u pranua në fillim nga Ledjana, e cila ikërkoi atij një argument më të besueshëm e të sinqertë.

“Nuk mund të dal, s’ mund të më detyroni tani, për momentin nuk e ndjej më pas edhe mund të dal. Pas asaj videoje s‘mundem, nuk e ndjej, unë nuk do të dal për shoqëri tani”, tha Atdheu.




Një ndërhyrje mes të dyve bëri edhe Mevlani duke i thënë se ai e Ledjana nuk ishin një çift dhe se nuk mund të ndihej i detyruar dhe se videoja nuk kishte të bënte me të.

Ledjana në fund u detyrua që të zgjidhte një djalë tjetër e pas debatit ajo zgjodhi Arbrin.

Kujtojmë se në daljen e saj të parë në emision, Ledjana shfaqi pëlqim për dy djem në Për’Puthen, Mevlanin dhe Atdheun.
Shtuar më 22/01/2021, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori