Aspak modeste, pushimet 50 mij euroshe të Renato Mekollit në Greqi (FOTO LAJM)

Renato Mekolli është një prej guzhinierëve më të njohur në kryeqytet, por jo vetëm pasi ai ndiqet shumë edhe në rrjetet në sociale.

Dje Mekolli ka qenë i ftuar në “E Diell” në Top Channel, teksa ka zbuluar se sezoni i dytë i “Hell’s kitchen”, do të nisë së shpejti.

Por ndër të tjera, kuzhinieri i njohur nuk ka qëndruar pa folur edhe për fotot dhe videdot e publikuara gjatë verës nga pushimet luksoze në Greqi.

Është vënë re nga mediat sociale, se Renato ka shpenzuar shuma të larta, ku sipas “Blitz.al”, ai ka shpenzuar plotë 50 mijë euro për pushimet e tij luksoze.

Por nga ana tjetër Renato është treguar edhe modest duke u shprehur mundet të bëjë edhe pushime duke marrë bukë me vete, përveç atyre puhshime 50 mijë euroshe.

Shtuar më 23/09/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori