Askush s'mund të na e prishë dasmën! Meghan le pas dramat e familjes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se Meghan Markle ka vendosur mbas krahëve, dramën që ndodhi me familjen e saj. Ajo është nisur për të marrë nënën e saj për tu takuar me Mbretëreshën.

Pas një sërë pengesash nga familja e saj, duket se Meghan është duke bërë përgatitjet e fundit të cermonisë së saj.

Gjysmë vëllai i saj, Thomas Markle Jr, u fotografua jashtë Windsor Castle këtë javë pasi fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar.

Meghan po shpreson që mos ti ndodhë më as një pengesë nga familja e saj dhe dasma e saj të shkojë mirë.

Sot nëna e Meghan, Doria Ragland, e cila ka qëndruar në Pallatin Kensington, do të takohet me Mbretëreshën për të përfunduar përgatitjet e martesës.

Ajo u shpreh se babai i saj nuk do të jetë prezent në dasmën e saj për shkak të operacionit. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori