Askush se dinte! Mc Kresha martohet nesër
Ndoshta ju erdhi papritur lajmi, por burimet bëjnë të ditur se Mc Kresha dhe e fejuara e tij Erzina do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre nesër.

Ceremonia pritet të jetë private dhe të pranishëm do të jenë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Madje, të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë në rrjetet sociale foto dhe video nga dasma.

Mesohet se festa ka filluar që sonte, pasi Erzina ka mbledhur mikeshat e saj për festën e beqarisë apo Kanagjegjin siç njihet në Kosovë. /Prive.al

Shtuar më 14/12/2019, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori