Askush nuk e dinte, Sardi tregon lidhjen e hershme me këngëtaren shqiptare
Pëlqej
Pak e dinin por mes Sardit dhe Irma Libohovës paska një marrëdhënie familjare të hershme.

Artistja Libohova ka postuar një foto përkrah Dj Sardit dhe Ulis Krajkës ku ka treguar edhe rëndësinë e baballarëve të dy djemve.

“Baballarët e të dyve, (Agim Krajka, Flamur Shehu) kanë gjurmën e tyre në historinë e muzikës së lehtë shqiptare. Fëmijëria e të dyve, ka rrugëtuar gjatë me mua. E sot, i shoh djem të rritur, artistë të mirë. Ju uroj suksese çuna!”

Dhe pastaj për të treguar ato që mbetën Sardi shkruan:

"Ulis Krajka është i madh. Mua më ke mbajtur edhe në krahë që 1 vjeç."

Më tutje, Irma Libohova vazhdon:

“Si rrije me orë te pianoja duke studiuar. ǒa do i thuash mamit sot që të mbyllte te dhoma dhe ne qepnim rroba e pinim kafe. Nostalgji pa fund yll i bukur. Sakrificat e mamit e të babit kanë këtë produkt që ti je sot. Paç fat!” /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori