Gjueti, dreka e darka luksi, kryekomisionieri Hahn akuzohet për korrupsion

E përditshmja prestigjioze franceze, “Liberation” e akuzon për korrupsion Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Gazeta shkruan se austriaku lejoi lobistët e huaj ta ftonin në gjueti dhe darka e dreka të shtrenjta, pa raportuar siç parashihet me rregulloret e BE-së.

Sipas gazetës, Hahn pranoi ftesën për të shkuar në gjueti me lobistët belgë në muajin dhjetor të vitit 2015.

Gjithashtu në raportim theksohet se Kodi i Sjelljes e detyronte të raportonte në Komisionin Evropian ftesën që mori nga lobisti i “Pronarit të Tokës” (ELO).

Një zëdhënës i paidentifikuar i Hahnit tha për ORF dhe Standard se telefonata ishte thjesht private.

Ai tha se në gjueti ka marrë pjesë me partneren e atëhershme, e cila ka patentë gjuetie. Në lidhje me ngjarjen, Komisioneri Evropian për Buxhetin dhe Administratën beson se nuk ishte e nevojshme të raportonte rastin në regjistrin e transparencës.

Po ashtu, sipas prestigjozes, ka dyshime të forta se komisionieri është i përshirë edhe në akte të tjera korruptive./albeu.com/