As nuk e ëndërrojmë dot: Sa para vlen Kylie Jenner?
Linja kozmetike e Kylie Jenner ka bërë më tepër se 420 milionë dollarë xhiro në 18 muajt e fundit, një shumë që duket se po kalon edhe kompani të stabilizuara, si “L’Oréal” apo “Lancome”, të cilës ju deshën 80 vite për të arritur 1 milion dollarë shitje.

Linja kozmetike e saj, parashikohet të arrijë në vitin 2022 shifrën prej 1 miliard dollarë.

Pasuria që modelja 20-vjeçare ka arritur që të grumbullojë deri tani vlerësohet të jetë afro 50 milionë dollarë.

Në fund të 2017-s, Kylie Jenner ishte personi më i ri në moshë në listën e “Forbes”, duke mbajtur vendin e 59-të për nivelin e përfitimeve. Të ardhura këto, të përfituara nga spektakli “Keeping Up With The Kardashians”, “Kylie Cosmetics”, nga koleksionet e veshjeve, etj. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori