"As e bukur as natyrale", Dorina Mema revoltohet me komentuesin që e akuzon për ndërhyrje (FOTO LAJM)

Ajo është padyshim një ndër modelet e fitnesit më të famshme shqiptare dhe gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale.

Por sigurisht fama ka edhe anën e saj negative që ndonjëherë VIP-at i revolton.

Patjetër që format perfekte të Dorina Memës nuk mund të kalojnë lehtë në Instgaram, pa shumë like, komente, por ndonjëherë ndonjëri gjen vend edhe për kritika, shkruan Albeu.com.

Kështu ka ndodhur edhe në një nga videot e fundit te Dorinës nga ushtrimet që modelja ka publikuar nga karantina.

"Ke bërë shumë ndërhyrje plastike në fytyrë. Nuk dukesh as bukur as natyrale", i komenton një prej ndjekësve, e duket se ky koment nuk i ka pëlqyr aspak Dorinës e cila ka reaguar menjëherë.

"E meqë e bërë fakt të kryer ke 10 mijë euro nesë më gjen një spital ku kam shkelur unë apo një ndërhyrje, unë jam si mami im dhe për ktë sdo ndryshoj se m'kujtohet ajo kur shof veten, as dua të jem e bukur, unë dua të jem unë si mka bërë i madhi Zot." ja kthen Dorina duke hedhur poshtë të gjithë zërat e ligë./albeu.com/
Shtuar më 25/03/2020, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori