As çifti zvicerian as ndarja me Mozzik nuk ndalin Loredanën, reperja pushton rrugët në Gjermani (FOTO LAJM)

Ndonëse e re në tregun muzikor, karriera e Lorenana Zefit po kap majat.

Reperja është duke zhvilluar një karrierë të suksesshme në Gjermani dhe tashmë aty ka një numër të madh fansash.

Projektet e saj kanë pushtuar listat e këngëve më të dëgjuara dhe së fundmi ajo hodhi në treg edhe albumin që mban emrin “King Lori”.

Promovimin e albumit ajo e bëri në Berlin, megjithatë për ta mbështetur kishte edhe artistë shqiptarë të ftuar.

Nga statistikat që publikon reperja herë pas here në Instagram, duket se albumi është pritur mjaft mirë nga publiku dhe tani ai shfaqet kudo në Gjermani.

fundmi Loredana ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se albumi “King Lori” tashmë shfaqet në rrugët e Gjermanisë.

Kujtojmë se së fundmi Loredana përflitet për një ndarje të mundshme nga Mozzik, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre.


Shtuar më 01/10/2019, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori