As Arbana dhe as Luana, zbulohet emri që do të prezantojë Big Brother VIP
Pëlqej
Prej kohësh është përfolur se kush do ta prezantojë "Big Brother VIP" dhe janë thënë shumë emra, Ledioni, Luana, Arbana dhe së fundmi Dojna Mema. Mirëpo cili do e prezantojë vërtet.

Zërat e fundit flasin për një emër surprizë dhe bëhet fjalë për Ori Nebiajn të cilën e shohim aktualisht si prezantuese e "Wake up".

"Panorama plus" shkruan Orit i është besuar drejtimi i "Big Brother VIP" që do të nisë në fillim të vitit që vjen.

Top channel e ka publikuar spotin e këtij formati që në janar duke zbuluar se këtë herë do të shohim si banorë personazhet e famshëm, emrat e të cilëve mbeten për t'u zbuluar me kalimin e kohës.
Shtuar më 22/10/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori