Arvizu: Pishman që në 4 vjet s'takova dot Olta Gixharin (FOTO LAJM)

Ambasadori amerikan në largim Aleksandër Arvizu, gjatë intervistës në "Top Story", ka rrëfyer edhe mbi momente të caktuara gjatë viteve si diplomat në Shqipëri si dhe ka shprehur keqardhje për diçka.

"Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin", tha Arvizu dje në emisionin "Top Story".

Aktorja Olta Gixhari njihet për prezantimin e saj në "Kënga Magjike" si dhe për spotin më të fundit publicitar me Albtelekom dhe Eagle Mobile, ndërsa Arvizu për miqësinë e tij të ngushtë me këngëtaren nga Shkodra Rosela Gjylbegu. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2014, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori