Arvizu frekuenton klubin e natës ku këndon Aurela Gaçe
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu, ka frekuentuar një klub në Tiranë, ku performojnë Vëllezërit Korçarë dhe Aurela Gaçe.

E emocionuar nga kjo befasi, Aurela Gaçe ka shkruar në Facebook, ku tregon ndjesitë dhe atë çfarë ka mësuar në gjithë këto vite karrierë.

“Ambasadori amerikan, z. Alexander Arvizu, na vizitoi të premten në ‘Crazy Calvin’. Ishte eveniment, sepse nuk di që të ketë shkuar diku të argëtohet. Dhe ajo që të bënte shumë përshtypje, ishte se një herë u ul së bashku me gjithë stafin e tij në zonën VIP, por pas pak çastesh shoh që u transferuan të gjithë në tavolinën e parë ngjitur me skenën. Dhe kërcente dhe shijonte muzikën tonë të bukur shqiptare”,- ka shkruar Aurela. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori