Artistja e “Let it Go” në dilemë për shijen muzikore të djalit
“Let it Go” është kënga që e duan fëmijët në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se është e dashur për djalin e vogël të artistes. 5 vjeçari nuk ka dëshirë ta dëgjojë këngën të cilën e ka performuar mamaja e tij, ndonëse ajo ka një sukses të madh.

Artistja që këndon “Let it Go” është ndjerë keq kur i biri 5 vjeçar nuk e do këngën e famshme që e duan miliona fëmijë në të gjithë botën. Ajo ka treguar se djali i saj as nuk do ta dëgjojë këtë këngë dhe për këtë i vjen shumë çudi. "Let it Go" është kënga që interpreton princesha e ngrirë Elsa në përrallën e famshme që ka arritur një sukses të madh në të gjithë botën. /albeu.com/

Shtuar më 29/06/2015, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori