Moderatorja shpërthen keq ndaj ndjekëses dhe ofendon: Dridhesh për një sanduiç! (FOTO LAJM)

Moderatorja Dajana Shabani ka shpërthyer sërish ndaj një komentuesje në Instagram. E njohur tashmë për mospranimin e kritikave nga ndjekësit, moderatorja ka shpërthyer në ofendime ndaj komentueses.

“Shyqyr që janë këto moralistët që as të shkruajnë nuk dinë! Ju nuk dridheni në Instagram, dridheni diku tjetër për një sanduic…”

Ky reagimi i ashpër i moderatores erdhi pasi një komentuese i shkruan “Pse dridhesh sikur je futur në korent…?”

“Ti, një e panjohur në Instagram nuk më tregon mua kulturën sepse të mos vdesësh injorante, mendere është forma më e kulturuar e shkruar në fjalin shqip.

Dhe nuk mendoj se ti ke një kulturë të madhe kur ndjek dikë dhe i jep mend, kur tjetra as nuk di që ekziston”, replikoi sërish moderatorja. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 15:30