Arsyeja pse Princesha zgjodhi një fustan të zbuluar në kurriz, përlot tërë botën

Pëlqej
Mos prisni që dasma mbretërore të zgjasë vetëm një ditë. Komentet pas ceremonisë do të vazhdojnë me ditë të tëra sepse në fakt është një dasmë e madhe dhe e rëndësishme.

Princeshë Eugenia dhe Jack Brooksbank kurorëzuan në martesë sot lidhjen e dashurisë përpara miliona njerëzve.

Princeshë Eugenie ngjante fiks një princeshë sot në Kishën St.George në Windsor Castle. Fustani i saj ishte dizenjuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos, të dy stilistë britanikë që krijuan markën Peter Pilotto në Londër në vitin 2007.

Kjo markë është e njohur për dizenjime me një siluetë moderne.

Fustani dukej në fakt me supe të rëna, por mbahej mi supe dhe ishte mjaft klas shkruan The Sun.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ka qenë pjesa e pasme e fustanit, e cila ishte në formë “V” dhe tregonte qartazi shenjën e operacionit që princesha kishte kishte kryer në moshën 12-vjeçare.

Princesha së bashku me dy stilistët kanë dizenjuar fustanin dhe ajo vetë ka insistuar që pjesa e kurrizit duhet të ishte e zbuluar.

Arsyeja: Eugenia ka dashur t’i japë një mesazh të gjithëve se shenjat që kanë në trup nuk duhen fshehur sidomos kur ato tregojnë të kaluarën dhe forcën tënde. Mbesa e Mbretëreshës kur ishte fëmijë u diagnostifikua me tumor, por fatmirësisht operacioni që kreu doli me sukses.
Shtuar më 12/10/2018, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori