Arrestohet repri amerikan i njohur si autor i hitit "Gucci Gang" (FOTO LAJM)

Policia amerikane duket se kur bëhet fjalë për lëndë narkotike, nuk toleron as "VIP-at" e njohur në të gjithë botën.

Sipas mediave amerikane, së fundmi është arrestuar reperi Lil Pump i njohur si autor i hitit ‘Gucci Gang’ është arrestuar.

Këtë herë pas Dolla Sign, edhe reperi Lil Pump është arrestuar nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Sipas TMZ-së, fluturimi i tij për në Los Angelos është ndërprerë menjëherë nga agjentët e TSA-së, zbuluan drogë në valixhet e tij.

Pas gjetjes së drogës në valixhet e tij, policia zbriti ekuipazhin e tij nga avioni dhe arrestoi reperin. Si pasojë e gjithë kësaj situate, fluturimi u vonua për një orë. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori